Roza Lati kërcënon se do largohet nga Big Brother VIP3
Publikuar:
(19.01.2024 09:42:55)

Moderatorja Roza Lati ka deklaruar se nëse Vëllai i Madh nuk merr masa pas sherrit me Meri Shehun, do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP3.
Me gjithë dëshirën e madhe për të dhuruar show, Roza tha se do t’i japë fund rrugëtimit të saj në këtë format.
Gjatë një bisede me Ilnisën, por edhe banorët e tjerë, moderatorja është shprehur se imazhi është më i rëndësishëm për të.
Sipas Rozës, një video e saj që merr një shuplakë të pamerituar po bën xhiron e rrjetit dhe kjo është e patolerueshme për të.
“Nuk ka shanse të përdhoset figura ime në ekranin shqiptar”- tha Roza, duke pranuar se nuk dëshiron të konfliktohet “me një njeri me luhajtje skizofrenike”.
/Shqip.com