Rozë

Roza Lati flet për lidhjen e re dhe marrëdhënien me Feron

Moderatorja, Roza Lati

Moderatorja, Roza Lati, se fundi ka qenë në pozitën e mysafires në emision pasi që jemi mësuar që çdo herë ta shohim në rolin e prezantues.

Ajo në një intervistë ka treguar shumë gjëra nga jeta e saj private,  madje ka treguar edhe arsyen se pse e ka refuzuar që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

 “‘Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’, tha ajo në emisionin Prive.

Roza Lati u pyet gjithashtu se në cilin program është ndjerë se ka pasur qasje negative ndaj saj dhe ajo përmendi emisionin “Ftesë në 5”.

“Kur isha e ftuar te mbasditja në Top Channel. Moderatorja shfaqi xhelozi të hapur dhe po e them këtë pasi e thonë të gjithë. Pra është akumulim i opninionit publik”, ka pohuar më tej ajo.

Po ashtu ajo sqaroi përsëri se nuk ka pasur asgjë me reperin, Fero dhe se kjo histori duhet të mbyllet.

“Nuk kam pasur asgjë me personazhin në fjalë, tri herë e kam pasur në emision dhe të tri herët e kam përcjellë bashkë me Meti Elshanin”, ka deklaruar ajo.

Ajo më tej, ka tregua që është në një lidhje dashurie tashmë e një kohë të gjatë./SHQIP.com