Roth: BE duhet të jap dritën e gjelbërt për liberalizimin e vizave për Kosovën
Michael Roth – ish ministri gjerman për Evropën, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që Kosovë t’i jepet drita e gjelbërt për liberalizimin e vizave.
Përmes një statusi në rrjetin social në Twitter, Roch është shprehur se shtetet e Ballkanit perëndimor nuk duhet të lihen anash, sidomos pasi Rusia është duke e destabilizuar këtë rajon.
‘’Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ndihen të lëna pas. Rusia është duke e destabilizuar rajonin. BE-ja më në fund duhet të mbajë premtimet e saj, duhet të nis bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës ti jepet liberalizmi i vizave’’ ka shkruar Roth.
Ndryshe, të premten në një vizitë në Kosovë ishte presidenti i Letonisë, Egils Levits.
Ai në një konferencë për media theksoi se shteti i tij mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare./Shqip.com
Die Staaten des Westbalkans dürfen sich nicht abgehängt fühlen. Auch in dieser Region destabilisiert Russland. Die EU muss endlich ihre Zusagen einhalten. Beitrittsgespräche mit Albanien + Nordmazedonien sind aufzunehmen + die Visaliberalisierung für Kosovo zu gewähren. 4/6👇🏽
— Michael Roth MdB 🇪🇺🇺🇦 (@MiRo_SPD) April 23, 2022