Sport Ndërkombëtar

Rosonerët me ofertë të re për Tomorin

Fikayo Tomori

Shtylla e mbrojtjes do të mbetet te kampioni.

AC Milan do t’i ofrojë Fikayo Tomorit një kontratë të re, raporton The Telegraph.

Tomori ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij, por “Rossoneri” po mendojnë ta ‘blindojnë’ anglezin në “San Siro”.

Fikayo Tomori, AC Milan

Ai u transferua te klubi italian në korrikun e vitit 2021, për shumën prej afër 29 milionë eurove.

Këtë edicion, ish-anëtari i Chelsea-t ka bërë 31 paraqitje në Serie A, aq sa edhe ka pranuar gola Milan.

Qendërmbrojtësi i lindur në Kanadë ka formuar një tandem ‘të hekurt’ së bashku me Kalulun, që shpërtheu pas lëndimit të Kjaer dhe mosbesimit në Romagnoli-n.

Me performancat si këto të sivjetmet, ai shrpreson të marrë ftesë nga Southgate i “Tre Luanëve”, për Kupën e Botës në Katar.

Fikayo Tomori dhe Pierre Kalulu

Përndryshe, vlera e Tomorit në treg aktualisht kap shifrën e 45 milionë eurove, dhe në ritmin e performancave që po e përjeton – nuk është e çuditshme nëse ajo dyfishohet përgjatë sezonit të ardhshëm. /Shqip.com