Sport Ndërkombëtar

Rooney: Ky futbollist e meriton Topin e Artë

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo e kanë dominuar futbollin botëror për një kohë të gjatë, por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Norvegjezi Erling Haaland po kalon një sezon fantastik me 48 gola në 42 ndeshje, duke qenë vendimtar te skuadra e Manchester Cityt. Ai është tashmë pretendent për fitimin e “Topit të Artë” këtë sezon.

I këtij mendimi është dhe legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, i cili beson “verbërisht” se Haaland do të jetë fituesi i “Topit të Artë”, ndërkohë që theksoi se tashmë ka nisur një “epokë” e re, ajo e Haaland-Mbappe, duke “arkivuar” atë Messi-Cristiano.

“Kush do ta fitojë Topin e Artë? Patjetër që Haaland. Messi është më i miri i të gjitha kohërave, por tani askush nuk luan më mirë se Haaland. Ai është më i miri në botë. Epoka Messi-Cristiano ka mbaruar, epoka Haaland-Mbappe ka filluar”, tha Rooney.

/Shqip.com