Sport Ndërkombëtar

Rooney: Është koha që Pogba të gjejë klub të ri

Wayne Rooney dhe Paul Pogba

Ylli i Manchester United kritikohet po nga legjenda e po të njejtit klub.

Paul Pogba nuk a arritur të shfaq veten në “Old Tafford” dhe luan më mirë pëar Francën.

Kështu po mendon ish lojtari dhe legjenda e “Red Devils” – Wayne Rooey, në intervistë për Sky Sports.

Rooney dhe Pogba luajtën bashkë për United

“Unë mendoj se është arritur në pikën tani ku ndoshta është më mirë nëse ai vazhdon”

“Nëse Paul është i sinqertë me veten, ai ndoshta nuk ka pasur ndikimin që do të donte që kur u kthye”, tha ai.

Ish sulmuesi tregoi se më së miri aftësitë e Pogbas do të shfaqeshin në Francë.

Paul Pogba për Francën

“Unë e shikoj atë duke luajtur për Francën dhe është një lojtar krejtësisht tjetër. Aftësia e tij, vizioni i tij, kontrolli i lojës është aty në çdo ndeshje për Francën”, theksoi ai.

Gjithashtu, tani më trajneri i Derbyt, mendon se që nga koha e Sir Alex Ferguson nuk ka pasur trajner të vendosur dhe se lojtarët që hynë duhet të lihen që të njoftohen me njëri tjetrin.

Nuk ka pasur një menaxher të vendosur që nga Alex Ferguson. Pra, kushdo që hyn, ata (bordi) duhet t’i japin atij kohë për të krijuar marrëdhënie me lojtarët.”, mbylli ai.

Paul Pogba këtë sezon

Përndryshe, Pogba a gjithsej 230 paraqitje me djajtë dhe ka shënuar 39 gola kurse ka asistuar plot 51 herë.

Mesfushorit i skadon kontrata më 30 qershor të këtij viti dhe një e re nu duket të jetë në plan. /Shqip.com