Sport Ndërkombëtar

Rooney emërohet trajner në Amerikë

Wayne Rooney

Si futbollist e pati një karrierë të bujshmë.

Të njëjtën po mundohet ta bëjë edhe si trajner.

Wayne Rooney ka marrë timonin e DC United, skuadër që garon në elitën e futbollit amerikan.

Përkundër se niveli i kësaj lige është larg nga Evropa, Rooney nuk e sheh si hap mbrapa në karrierë.

“Kam parë disa artikuj, sigurisht në Angli, se ky është një hap i mundshëm prapa në karrierën time menaxheriale. Unë me të vërtetë e shoh këtë paksa mungesë respekti për këtë ligë. Sapo agjenti im më telefonoi dhe tha se DC kishte ardhur, ishte shumë shpejt me të vërtetë – ndoshta brenda 24 orëve”, tha ai.

Teksa, shtoi se “kishte  edhe disa klube të tjera – si në Angli ashtu edhe në Evropë – më kontakuan”.

Kjo është puna e dytë e Rooney-t në menaxhim pasi ai u largua nga Derby County muajin e kaluar.

37 vjeçari është një legjëndë e futbollit anglez dhe në supe mban shumë tituj dhe rerkorde.

Ai mbetet ende golashënuesi më i mirë në historinë e United (253 gola).

Të njëjtën stafetë e mban edhe me “tre luanët” – fanellë me të cilën shënoi 53 herë./Shqip.com