Sport Ndërkombëtar

Rooney e ka këtë këshillë për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është duke e kaluar periudhën më të vështirë në karrierën e tij. Pas rikthimit te Manchester United, portugezi nuk e ka gjetur formën e tij të duhur, ndërsa i fundit që ka folur për situatën e tij është Wayne Rooney.

Ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq” ka pranuar se ish-shoku i skuadrës Ronaldo do të duhet të jetë i durueshëm në “Old Trafford”, pasi humbi vendin e tij në formacionin fillestar nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag.

CR7 ka bërë vetëm një paraqitje si startues në Premier League deri më tani, këtë sezon. Rooney mendon se 37-vjeçari portugez do ta ketë të vështirë ta pranojë bankinën: “Cristiano dhe Messi janë dy nga lojtarët më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë këtë lojë, por në fund të fundit koha (mosha) ec për të gjithë. Padyshim, ai nuk është lojtari që kemi parë 22 ose 23 vjeç. Është e vështirë për të. Duke e njohur atë, do të jetë shumë e vështirë që ta pranojë bankinën. Jam i sigurt, nëse do të qëndrojë i durueshëm, shansi i tij do të vijë. Padyshim që ai i shfrytëzon ato shanse dhe përpiqet të kthehet më i fortë”, ka thënë Rooney.

Ronaldo e bëri të qartë se donte të largohej nga “Old Trafford” në afatin kalimtar të verës, por nuk ishte në pati ndonjë zgjidhje të pranueshme. Që atëherë i ka humbur hierarkitë në klub. Ten Hag ka pranuar se sulmuesi është i dëshpëruar për mungesën e aktivizimit.

/Shqip.com