Roney e “godet” Ronaldon me deklaratën e fundit
Publikuar:
(21.08.2022 17:53:13)

Wayne Rooney e ka thumbuar Cristiano Ronaldon – me deklaratën e fundit.
Sipas “The Times”, legjenda e Manchester United ka thënë se – duhet ta largojnë Ronaldon nga skuadra.
“Ten Hag-it i duhet energji nga krahët, dhe kjo do të thotë se ndoshta duhet ta largon Ronaldon”.
CR7 është i lidhur me një “arratisje” nga “Teatri i Ëndrrave” që disa javë, por nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga ana e tij.
Nëse qëndron në United, kjo do të jetë hera e parë – në dy dekada që nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com