Rozë

Ronela paralajmëron projektin e ri

Ronela Hajati

Artistja shqiptare, Ronela Hajati është në prag të lansimit të një projekti të ri muzikor.

Kënga titullohet “TQR” që sipas këngëtares ka kuptimin “Te Quero Ronela” që në spanjollisht do të thotë “Të dua Ronela”.

Ronela ka ndarë me ndjekësit edhe disa sekuenca të shkurta nga klipi saj dhe këtë herë është më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim.

Kënga pritet të lansohet me 5 prill në orën 18:00 dhe nga komentet në rrjetin e saj social, ndjekësit janë të entuziazmuar për këngën e re.

/Shqip.com