Rozë

Ronela nuk kalon në finale të Eurovisionit

Ronela Hajati

Këngëtarja, Ronela Hajati nuk ka arritur që ta dërgojë Shqipërinë në finale.

Ajo nuk ka marrë votat e mjaftueshme që të kalojë edhe këtë fazë.

Shtete që kanë shkuar në finale janë Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

Ronela ka përformuar e para në këtë Eurovizion, duke bërë kështu hapjen e madhe.

Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë më këngën “Sekret”, e cila ishte e përcjellë më një përformancë të jashtëzakonshme.

Ndryshe, nata e dytë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, kurse finalja e madhe pritet të mbahet të shtunën (14 maj)./SHQIP.com