Rozë

Ronela Hajatit ia vjedhin paratë e koncertit dhe i boshatisin kartat e kreditit

Ronela Hajati ka qenë pre e një grabitje në Londër.

Ajo ka treguar se asaj i është vjedhur  portofolin ku kishte të gjitha paratë e koncertit.

Ajo tha se rastin e ka lajmëruar në polici por ishte vonë.

“Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë. Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund.”, u shpreh Ronela.

Ndryshe, Hajati ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision më këngën e titulluar “Sekret”.

Në mesin e shumë përkrahjeve, Ronela Hajati nuk mundi të arrinte finalen e këtij eventi botërorë.

/Shqip.com