Rozë

Ronela Hajati thumbon festivalin “Sunny Hill”?

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, duket se ka thumbuar festivalin e muzikës “Sunny Hill”.

Në një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ata i kanë thënë këngëtares se edhe ajo duhet të kishte qenë e ftuar në “Sunny Hill Festival”.

Ndërkaq, Ronela nuk ngurroi të përgjigjej, duke shtuar se, “S’jemi në atë nivel akoma”.

Hajati vetëm pak kohë më parë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”.