Rozë

Ronela Hajati thotë se nuk do të japë intervista këto kohë, tregon arsyen

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, është shumë aktive në rrjete sociale.

Mirëpo, ajo ka kohë që nuk shfaqet në intervista.

Për këtë ka folur edhe vetë këngëtarja, duke sqaruar arsyen përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Unë iu them jo të gjitha intervistave derisa t’i përfundoj të gjitha projektet që kam në kokë. Zemra ime duhet të flasë për gjërat që njerëzit duhet të dinë”, tha këngëtarja.

Ndërkaq, Hajati është duke punuar për projekte të reja muzikore.

/Shqip.com