Rozë

Ronela Hajati reagon për kritikat pas fitores

Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’.

Mbrëmë gjatë natës finale në festivalin e RTSH-së, u shpall fituese, duke e lënë në vend të dytë Alban Ramosaj.

Mirëpo, ashtu siç ndodh çdo herë, ka pasur edhe nga ata që kanë dal kundër fitueses.

Megjithatë, këngëtarja ka reaguar për herë të parë duke iu përgjigjur kritikave me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ronela Hajati

“Viti 2020 dhe viti 2021 kanë qenë nga vitet më të vështira të jetës sime! Jo se s’kam pasur vite të tjera të këqija, por këto kanë qenë ato me të vështirat për t’u fshehur që çdo gjë është ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore po nga një faktor tjetër që nuk dua të përmend. Sot dua t’ju uroj shëndet e pozitivitet më njëri tjetrin!
Sepse nuk e kemi…
Fitorja e festivalit ka qenë gjëja më e saktë që më  ka ndodhur në këtë periudhë. Kemi punuar aq shumë për këngën “SEKRET” e prape s’jam e kënaqur akoma. Përformanca ime është për here të pare trending në Europe si asnjëherë. Komentet e shumta nga te huajt janë 95 për qind pozitive. Kontestime?

Gjithmonë do ketë, totalisht normale! Por urrejtje nga artiste për një vajze që ka punuar më vite të tera për shumë artiste të tjerë, për tekste të mrekullueshme, melodi të mirë është e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua që kam sakrifikuar gjërat më të shtrenjta për t’i pëlqyer publikut!

Komentet e këqija kanë qenë minimale por të gjitha nga adresa shqiptare. Më falni të gjithë ju “poetët” që zhargonin e keni të mrekullueshëm! Një artist i vërtete e ka zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë! Një artist i vërtete nuk ble as tekste as muzike por ulet dhe punon! Gëzuar 2022! Ju dua pafund! Dhe mos harroni: Vetëm shëndet se të gjitha rregullohen”, shkroi ajo. /SHQIP.com