Rozë

Ronela Hajati: Jam në ditët më të këqija

Ronela Hajati

Këngëtarja, Ronela Hajati ka treguar që nuk është duke kaluar kohë të mirë.

Kjo pasi ajo është tejet e angazhuar me përgatitje për “Eurovision”.

Ajo ka treguar se gjatë kësaj kohë është duke u ndjerë e vetmuar, pavarësisht që duket që është e lumtur.

“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i plas për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se kush është duke kaluar”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Ronela Hajati do përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022” me këngën e saj “Sekret”.

Ajo do të përformojë në natën e parë të këtij festivali./SHQIP.com