Rozë

Ronela Hajati ‘dridh’ skenën e Eurovizionit, shkëlqen me paraqitjen 

Ronela Hajati

Ronela Hajati sapo ka performuar në skenën e Eurovisionit.

Ajo ka dhuruar një përformancë mahnitëse, ku ka pasur inovacione të shumta në fund të këngës.

Gjatë kohës sa ajo përformonte në sfond është vërejtur edhe flamuri kombetarë.

Më pas do të zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale më 12 maj, kurse finalja e madhe mbahet të shtunën (14 maj).

Në edicionin e 66-të të Eurovisionit do të konkurrojnë 41 vende, gjersa vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës./SHQIP.com