Sport Ndërkombëtar

Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë në histori të futbollit

Legjenda e futbollit brazilian, ish-kampioni i madh, Ronaldo, i njohur si Fenomeni, ka përzgjedhur formacionin e tij ideal më të fortë ndonjëherë, duke përfshirë shumë njohje të Serie A dhe më gjerë. Natyrisht, ka lënë mënjanë modestinë duke llogaritur edhe veten në majën e sulmit të këtij top-formacioni, diçka plotësisht e merituar, në fakt.

Surpriza e madhe është lënia jashtë kësaj 11-sheje e Cristiano Ronaldos, i cili e ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, më shumë se cilido tjetër, duke përjashtuar vetëm Lionel Messi, me shtatë triumfe në këtë çmim prestigjioz dhe shumë referues në futboll.

Portier: Gianluigi Buffon
Mbrojtës i djathtë: Cafu
Qendërmbrojtës: Franz Beckenbauer
Qendërmbrojtës: Paolo Maldini
Mbrojtës i majtë: Roberto Carlos
Mesfushor qendror: Zico
Mesfushor qendror: Diego Armando Maradona
Sulmues i djathtë: Lionel Messi
Trekuartist: Pele
Sulmues i majtë: Ronaldinho
Qendërsulmues: Ronaldo Fenomeni

/Shqip.com