Sport Ndërkombëtar

Ronaldo zgjedh 11 futbollistët më të mirë me të cilët ka luajtur

Ronaldo

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka bërë karrierë të bujshme, duke luajtur në skuadra të mëdha evropiane dhe me futbollistët më të mirë.

Sulmuesi i Al-Nassr së fundi ka zgjedhur një ekip simbolik të atyre lojtarëve me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes. Goal Arabia tregon për zgjedhjen e 38-vjeçarit portugez.

Skuadra e Ronaldos duket kështu: Casillas, Ramos, Chiellini, Ferdinand, Marcelo, Modric, Kroos, Scholes, Bale, Rooney, Benzema.

Në fund të vitit të kaluar, Cristiano Ronaldo nënshkroi një kontratë me Al-Nassr. Për klubin saudit, sulmuesi portugez luajti 12 ndeshje, në të cilat shënoi 11 gola dhe dy asistime për shokët e ekipit. Ronaldo e ka fituar Topin e Artë pesë herë në karrierën e tij.

/Shqip.com