Sport Ndërkombëtar

Ronaldo – vazhdon të jetë në ishull

Cristiano Ronaldo

Tri ndeshje i nisi nga stoli.

Vetëm një herë startoi.

Por, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë pjesë e Manchester United – kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbylljen e merkatos së verës.

CR7 – sipas të gjitha gjasave – do të luaj këtë sezon në Europaligë – për herë të parë pas dy dekadave.

37 vjeçari pati paraqitje fenomenale në sezonin e kaluar- në nivel personal, ani pse rezultat ekipore munguan.

Ai e mbylli sezonin me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara.

Teksa, regjistroi tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në Premierligë.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com