Sport Ndërkombëtar

Ronaldo u largua nga “Old Trafford” para përfundimit të ndeshjes

Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo u largua nga “Old Trafford” para përfundimit të ndeshjes së mërkurës në Premier League ndaj Tottenhamit.

Një zëvendësues i papërdorur në fitoren 2-0, ai u largua nga banka rezervë dhe doli në tunel në minutën e 89-të, shkruan BBC.

Mësohet se Ronaldo shkoi shkurtimisht në dhomën e zhveshjes para se të largohej nga stadiumi.

Menaxheri Erik ten Hag tha pas ndeshjes se ai do të “merrej” me këtë çështje të enjten.

“Unë e kam parë atë, por nuk kam folur me të,” tha Ten Hag.

United kishte bërë vetëm tre nga pesë zëvendësimet e lejuara kur Ronaldo u largua nga pankina, menjëherë pasi Ten Hag solli Christian Eriksen dhe Anthony Elanga.

Ronaldo gjithashtu tregoi pakënaqësinë e tij për zëvendësimin në barazimin 0-0 të së dielës në shtëpi me Newcastle.

/Shqip.com