Sport Ndërkombëtar

Ronaldo tejkalon Messin

Cristiano Ronaldo e ka kaluar Lionel Messin dhe ka vendosur një rekord të ri botëror për fitimet më të larta vjetore të një sportisti.

Ronaldo ka kryesuar listën e Forbes të sportistëve më të paguar në botë për herë të parë që nga viti 2017 dhe ka fituar një rekord botëror Guinness për fitimet më të larta vjetore të një atleti në vitin 2023, pasi grumbulloi 136 milionë dollarë që nga transferimi i tij në Al.-Nassr.

Messi e fitoi çmimin në vitin 2022, kur fitoi 130 milionë dollarë gjatë gjithë vitit, kur ai ishte pjesë e Paris Saint-Germain.

Fitimet e Ronaldos ndahen midis fitimeve në fushë dhe jashtë fushës.

Reprezentuesi portugez fitoi 46 milionë dollarë në të parën dhe 90 milionë dollarë në të dytën.

Ai pa pagën e tij pothuajse të dyfishuar kur u transferua në Al-Nassr, por të ardhurat e tij atje janë tejkaluar shumë nga marrëveshja e tij e 0sponsorizimit me Nike

/Shqip.com