Sport Ndërkombëtar

Ronaldo te Atletico Madrid, Simeone jep përgjigjen interesante

Emri i tij u lidh edhe verën e kaluar me Atletico Madrid, por vetëm fjalë dhe asgjë konkrete. Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United në janar. Më pas u transferua në futbollin arab te sauditët e Al Nassr.

Futbolli evropian i mungon. Golashënuesi më i mirë në histori dëshiron të rikthehet në La Liga, aty ku kaloi vitet më të bukura të karrierës me Real Madrid, duke fituar gjithçka në “Santiago Bernabeu”.

Në skenë ka dalë sërish Atletico Madrid, por Diego Simeone nuk beson te një mundësi e tillë. Edhe pse e vlerëson jashtëzakonisht shumë, tekniku argjentinas nuk beson tek afrimi i CR7 në skuadrën e tij.

Ronaldo

Në një prononcim për Cadena Ser, Cholo Simeone deklaroi: “Cristiano Ronaldo, kurrë nuk do të jetë në gjendje të luajë për Atletico Madrid“, duke iu referuar lidhjes së veçantë që ka me tifozët e Realit.

Trajneri colchoneros, i cili ka fituar si futbollist dhe trajner me Atleticon, vazhdon: “E njëjta gjë edhe për mua. Nuk mund ta drejtoj kurrë Realin e Madridit“.

/Shqip.com