Rozë

Ronaldo shfaqet në ekran pak javë pasi humbi babain – Gjesti i tij preku zemrat e shqiptarëve

Ronaldo Sharka

Ish-banori i Big Brother Vip Albania, Ronaldo Sharka është shfaqur për herë të parë në publik pas vdekjes së babait të tij.

Me një bluze në të cilën shihet imazhi i tij dhe i babait të tij kur e vizitoi atë brenda shtëpisë, Ronaldo ka marrë pjesë në spektaklin e mbrëmshëm të BBVA.

Madje, këtë imazh Ronaldo e ka publikuar edh enë profilin e tij në Instagram duke thënë “Kujtimi më i bukur, gjithë jetën”.

Ajo që bie në sy janë edhe komentet pozitive dhe ngushëlluese në këtë postim. Si duket gjesti i Ronaldos për babain e tij ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve

Kujtojmë se babai i Ronaldos vdiq nga një sëmundje e rëndë një ditë pas Top Channel kishte marrë përsipër të gjitha kostot për shërimin e tij.

/Shqip.com