Ronaldo shënon het-trik brenda pjesës së parë (VIDEO)

Al Nassr po luan ndaj Damac si mysafir dhe është në epërsi prej 3-0, ku tre golat i ka shënuar Cristiano Ronaldo.
Ronaldo kishte shënuar pesë gola para këtij takimi, që është i vlefshëm për javën e 18-të. Portugezi golin e parë e shënoi në minutën e 18-të, kur ishte i saktë nga pika e bardhë.
Siiiuueee 🔥🔥🔥 1-0 Cristiano Ronaldo 💛🤍🐐 #CristianoRonaldo𓃵 #CR7𓃵 #AlNassr #HuzaifaShahidOfficial #Goal #penalty #GOAT𓃵 pic.twitter.com/6EauAz8Ncl
— Huzaifa_Shahid_Official (@Freakinhuzaifa2) February 25, 2023
Pas pesë minutash, Ronaldo ishte sërish i saktë për 2-0 pas një pasimi të marr nga Al Ghannam.
Cristiano Ronaldo Gol!! pic.twitter.com/taGu3dphwW
— Siaran Bola Live (@SiaranBolaLive) February 25, 2023
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, portugezi shënoi edhe një herë për të kompletuar het-trikun për 3-0.
Cristiano Ronaldo hat-trick!! ⚽️⚽️⚽️
— Siaran Bola Live (@SiaranBolaLive) February 25, 2023
Me golat e sotme, CR7 ka plot tetë shënime në elitën e futbollit saudit dhe është kthyer në kandidat serioz për fitues të Këpucës së Artë të kampionatit.
/Shqip.com