Sport Ndërkombëtar

Ronaldo reagon çuditshëm kur flet Georgina, bëhet viral momenti kur futbollisti rrotullon sytë (VIDEO)

Një video e Cristiano Ronaldos duke rrotulluar sytë ndërsa e dashura e tij Georgina Rodriguez flet për martesën e tyre të mundshme po qarkullon në internet.

Futbollisti dhe partnerja e tij mbërritën në Madrid për të promovuar biznesin e tij të ri me prodhimin dhe shitjen e ujit mineral alkalik.

Një situatë interesante ka ndodhur në promovim kur gazetarët e pyetën Georginën nëse do të martohej me Cristianin, të cilës ajo u përgjigj: “Sigurisht”.

Ronaldo në mënyrë të dukshme ka reaguar me habi teksa ka bërë deklaratën dhe ka rrotulluar sytë dhe gjithçka është regjistruar nga kamerat.

/Shqip.com