Sport Ndërkombëtar Mbreti i Ligës së Kampionëve mund të luaj në Europaligë

Ronaldo po i vuan mëkatet e djajve

Cristiano Ronaldo

Opinion

Nëse – Edinson Cavani do shënonte gol ndaj Norwich Cityt, ai do ishte në shumë ballina të gazetave evropiane.

“Mosha është vetëm numër për Cavanin” – një titull i mundshëm

Ai është 35 vjeçar.

“El Matador” pa asnjë dyshim e mban epitetin e një nga sulmuesve më të mirë të dekadës së fundit. Të paktën për mua.

Cavani explains meaning of his iconic goal celebration
Edinson Cavani

Por, jo të gjithë futbollistët e kanë fatin të “shpërblehen” me të njëjtën monedhë.

Cristiano Ronaldo – as që përmendet kur bëhet fjalë për futbollsitët më të mirë në botë – për momentin. Qesharake.

Me shumë gjasë, Manchester United do garojnë në Europaligë sezonën e ardhshme dhe “mëkatet” e skuadrës po i paguan Cristiano.

“I dënuar pa faj”.

Me 37 vjet në supe, ai ëshë autor i 18-të golave në Premierligë.

Cristiano Ronaldo delivers one line response over future speculation -  Football Espana
Cristiano Ronaldo

Aq sa kishte edhe në sezonin 2008-2009.

Në ligën me tempon më të shpejtë në Evropë – Cristiano ende po jep fryte.

Madje, vetëm Mohamed Salah dhe Son Heung-min kanë arritur të shënojnë më shumë gola.

Është vështirë dhe e dhimbshme për ta imagjinuar që “mbreti i Ligës së Kampionëve” do luaj në Europaligë, ose Europa Conference League.

Qatar was wrong, "with Cristiano Ronaldo they would have already won the  Champions League" - Archyworldys
Cristiano Ronaldo

Ditëve të fundit janë shtuar zërat që trajneri i ardhshëm i United, Erik ten Hag nuk e ka në plane Ronaldon.

Në një situatë normale, pyetja do duhej të ishte “a e meriton United, Ronaldon”?

Përgjigjen e dijnë edhe ultrasit e “djajve”.

Dikur, ai luante me Luka Modric, Toni Kross dhe Casemiron.

Twitter 上的TCR.:"Just your Daily Reminder that Cristiano Ronaldo has the  same number of UCL Titles as Football Club Barcelona. Let that sink  in....🤯🐐 https://t.co/VLf9O3M7Yz" / Twitter
Ronaldo – Real Madrid

Të tre kanë fituar gjithçka në futboll.

Teksa, tani luan me Fred, Matic ose McTominay dhe Pogba.

Njëri ka mungesë të vazhdueshmërisë së formës, tjetri në përfundim të karrierës, njëri ka talent – por i duhet të mësojë shumë, kurse i fundit nuk dëshiron të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave”.

Pra, 18 gola të shënuara me një skuadër të vërshuar nga problemet është një shifër astronomike.

E paarritshme për çdo futbollist tjetër – në këtë moshë.

Man United may be without Ronaldo for Man City
Cristiano Ronaldo

Ronaldo duhet të largohet nga ishulli.

Veshgjata do duket e zymtë pa “dashnorin” e saj. /Shqip.com