Ronaldo nuk do të largohet – nëse është në planet e Ten Hag
Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga “Tetari i Ëndrrave” – nëse Erik ten Hag e dëshiron në skuadër.
“The Sun” raporton se – nëse trajneri holandez e ka në plane Cristianon – ai do të qëndrojë në ishull.
Ani pse është 37 vjeçar, Ronaldo ka rritur të shënojë 18-të gola në Premierligë dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Por, në nivel ekipor gjërat nuk kanë shkuar fare mirë. Djajtë” kanë humbur gjasat për një kualfimim të mundëshëm në Champions.
United gjendet në vendin e gjashtë me 58 pikë të grumbulluara.
Pesë më shumë se West Ham United, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Deri në përfundim të kampionatit ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për tu zhvilluar.
Mbetet të shihet nëse numri 7 do e ketë të njëjtin “pronar” edhe në sezonin e ardhshëm – në “Teatrin e Ëndrrave”.