Sport Ndërkombëtar

Ronaldo në krizë, reagon Marcelo

Cristiano Ronaldo

Futbollisti brazilian Marcelo, i ka dalë në mbrojtje ish-shokut të skuadrës te Real Madridi, Cristiano Ronaldos.

Portugezi refuzoi të inkuadrohet në minutat e fundit të ndeshjes në fitoren e Manchester United në mesjavë ndaj Tottenhamit, dhe u largua drejt zhveshtores pa përfunduar takimi.

Kjo sjellje e portugezit nuk i pëlqeu aspak trajnerit Erik Ten Hag, i cili një ditë pas vendosi që të mos e grumbullojë atë në ndeshjen e radhës ndaj Chelseas dhe e dërgoi të stërvitej me ekipin e të rinjve.

Më pas Ronaldo ka bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku e ka quajtur veten profesionist dhe ka thënë se do të vazhdojë të punojë shumë.

Por portugezi gjeti edhe mbrojtje nga Marcelo. Në komentet nën postimin e Ronaldos, braziliani ka shkruar: “Gjithmonë me ty vëlla! Futbolli ju do, dhe ne po ashtu”.

/Shqip.com