Sport Ndërkombëtar

Ronaldo mund të rikthehet në Real Madrid

Cristiano Ronaldo

Nga “Santiago Bernabeu” u largua në vitin 2018, por që nga atëherë, as ai, e as Real Madrid nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve.

Një rikthim mund të ndodhë.

Cristiano Ronaldo – është i lidhur me një transferim të mundshëm me “Los Blancos” në verën e vitit 2022.

Mirror shkruan se “Cristiano mund të bëjë një rikthim të bujshëm në Real Madrid këtë verë – me gjigantët spanjollë gjithnjë e më të prirur për një ribashkim me yllin portugez”.

Cristiano Ronaldo has already decided who he's going to play for next  season - Football Espana
Cristiano Ronaldo

37 vjeçari po kalon formë të lartë individuale në këtë sezon – pasi ka shënuar 17-të gola në Premierligë. Vetëm Mohamed Salah (22) ka më shumë se ai.

Por, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Manchester United – si skuadër.

“Djajtë e Kuq” rrezikojnë të mos kualifikohen as në Ligën e Kampionëve – dhe kjo mund të bëhet arsye që CR7 të ndërrojë ambient.

Cristiano Ronaldo's message for 2022 is a warning for Manchester United
Cristiano Ronaldo

Kur – i kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje për t’i zhvilluar, United gjendet në vendin e gjashtë në tabelë – me 55 pikë.

Pesë më pak se Arsenali i vendit të katërt – që ka dy ndeshje më pak për të zhvilluar.

Situata aktuale – de e dërgonte Ronaldon të luante në Europaligë dhe kjo duket pak e besueshme – pasi në Champios ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave(139 gola).

Why Was Cristiano Ronaldo Dropped From Manchester United Starting Team? -  EssentiallySports
Cristiano Ronaldo

Me madrilienët – numri shtatë kishte fituar tri herë radhazi veshgjatën dhe katër herë në total.

Kontrata e Ronaldos me “Djajtë e Kuq” skadon në vitin 2023, teksa vlera e tij sipas “Transfermarket” është 35 milionë euro. /Shqip.com