Sport Ndërkombëtar

Ronaldo me thonj të lyer, pamjet bëhen virale

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo u bë viral me fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale.

Gjatë një takimi me yllin e sporteve luftarake, Francis Ngannou, vëmendje morën thonjtë e tij, që dukeshin të lyer me ngjyrë të zezë.

Imazhet në fjalë janë shpërndarë me të madhe në Twitter, me shumë prej fansave që kanë pyetur njëri-tjetrin nëse Ronaldo ka realizuar vërtetë pedikyr apo jo?

Në fakt nuk është hera e parë, pasi futbollisti edhe më herët u bë viral për të njëjtën arsye kur u fotografua me thonj të lyer.

/Shqip.com