Sport Ndërkombëtar

Ronaldo me reagim në stilin e tij pasi iu anulua goli (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor i fitores së Al Nassr kundër Al Shabbab në kampionatin arab me dy gola të shënuar dhe një asistim.

Gjithsesi në pjesën e parë portugezit iu anulua një gol me VAR, për një faull në zonë, ku në pamje të parë duket se Ronaldo as nuk e prek kundërshtarin.

Pas vendimit të gjyqtarit për të anuluar golin, 38-vjeçari nuk u përmbajt aspak, duke ngritur tonet.

“Gjithmonë kundër meje”, ishin fjalët e Ronaldos, i cili iu referohet, sipas tij, padrejtësive që i janë bërë atij në futboll.

/Shqip.com