Sport Ndërkombëtar

Ronaldo mbetet në stol

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do e nisë takimin e parë të Premierligës – nga banka rezervë.

Erik ten Hag ka vendosur që të mos e inkuadrojë nga fillimi – sulmuesin portugez – për ndeshjen ndaj Brightonit që nis me fillim nga ora 15:00.

Teksa, nga minuta e parë është inkuadruar Christian Eriksen.

Për mesfushorin danez – kjo është ndeshja e parë zyrtare me United.

Por, Eriksen nuk është i vetmi që do të debutojë sot.

Në qendër të mbrojtjes figuron edhe Lisandro Martinez, ndërsa Varane ka mbetur në stol.

Në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe ndeshja Leicester City – Brentford.

Teksa, në 17:30, West Ham United përballet me Manchester Cityn/Shqip.com