Sport Ndërkombëtar

Ronaldo largohet nga fusha duke qarë(VIDEO)

Kombëtarja e Marokut ka fituar ndaj Portugalisë me rezultat 1:0, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës, Katari 2022.

Një gol i shënuar nga Yossef En-Nesyri në minutën e 42-të ka qenë përcaktues në ndeshjen e sotme dhe njëkohësisht ka vulosur suksesin historik të kombëtares afrikane

Këtë eliminim shumë rëndë e ka përjetuar futbollisti Cristiano Ronaldo. Ky ishte Botërori i fundit për Ronaldon.

Ai shpërtheu në lot pas eliminimit të Portugalisë duke u larguar menjëherë drejt dhomave të ndeshjes.

/Shqip.com