Sport Ndërkombëtar

Ronaldo injorohet totalisht nga bashkëlojtari te Portugalia, mezi i shtrinë dorën

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, e ka ‘goditur’ skuadrën e Manchester United në intervistën e tij të zjarrtë për tabloidin anglez “The Sun”, shkruan Shqip.com.

Ronaldo ka prishur marrëdhëniet e tij me United pasi kritikoi trajnerin Erik ten Hag dhe kishte kritika edhe për drejtuesit e klubit, por edhe për një pjesë të futbollistëve të cilët nuk i përmendi me emra.

Shoku i tij ylli i skuadrës në United, Bruno Fernandes, dukej se e injoronte plotësisht Ronaldon, gjatë grumbullimit të kombëtares për Kupën e Botës në Katar.

Lojtarët dhe punëtorët tek United thuhet se janë jashtëzakonisht të mërzitur me reagimet e bëra nga Ronaldo dhe sjellja e Bruno Fernandes e dëshmoi këtë gjë.

/Shqip.com