Sport Ndërkombëtar

Ronaldo i mohon raportimet se do rikthehet në Sporting

Cristiano Ronaldo

Gjatë ditës së sotme qarkulluan lajme të ndryshme – se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Portugali, te Sportingu.

Por, CR7 i ka mohuar këto lajme – duke i quajtur “të pavërteta”.

Ronaldo – ditë më parë ka shprehur dëshirën për tu larguar nga United, ama e ardhmja  e tij mbetet e mjegullt.

37 vjeçari e zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, ani pse rezultat ekipore munguan.

Ai e mbylli sezonin me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara.

Teksa, shënoi edhe tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në Premierligë.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com