Sport Ndërkombëtar

Ronaldo humb modestinë, flet për ndikimin e tij

Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo ka folur për ndikimin e tij në futboll në mbarë botën.

Portugezi u transferua në Arabinë Saudite në janar për t’u bashkuar me Al-Nassr. Sipas 38-vjeçarit, “efekti Cristiano” e ka bërë kampionatin saudit tërheqës për lojtarët e profilit të lartë që luajnë në Evropë.

“Ardhja ime në Arabinë Saudite ka kontribuar në transferimet e mëtejshme të lojtarëve kryesorë këtu. Është një fakt”.

“Seria A kishte vdekur para se të vija unë te Juventus dhe menjëherë pas kësaj u ringjall. Cristiano tërheq interes shtesë kudo që shkon”, citon Fabrizio Romano fjalët e pesë herë fituesin e Topit të Artë.

/Shqip.com