Sport Ndërkombëtar

Ronaldo fiton çmimin Lojtari i Vitit në Manchester United

Cristiano Ronaldo

Portugezi, Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin Lojtari i Vitit, i cili është votuar nga mbështetësit e klubit.

Ronaldo ka fituar çmimin e Lojtarit të Vitit te Manchester United, edhe pse ai humbi ndaj David De Gea në votimin për Lojtarin e sezonit i zgjedhur nga klubi.

Cristiano Ronaldo

Portugezi shijoi një sezon të parë produktiv në Old Trafford, duke shënuar 24 gola në të gjitha garat, me 18 prej tyre në Premier League.

Cristiano Ronaldo

Në të vërtetë, ai përfundoi vetëm pas Son Heung-min dhe Mohamed Salah në garën për Këpucën e Artë në ligën më të mirë të Anglisë dhe ka shprehur vendosmërinë e tij për të ndihmuar United të fitojë trofe në sezonin 2022-23./Shqip.com