Sport Ndërkombëtar

Ronaldo ende e do largimin

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ende dëshiron të largohet nga Manchester United edhe pas bisedimeve me klubin këtë javë.

Ronaldo dhe agjenti i tij Jorge Mendes zhvilluan takime me United në Carrington të martën, por pozicioni i tij mbetet i pandryshuar dhe ai dëshiron të luajë për një klub në Ligën e Kampionëve dhe të fitojë trofe të mëdhenj, shkruan Sky Sports.

United nuk dëshiron që ai të largohet, megjithatë, dhe Ronaldo ka filluar stërvitjen me skuadrën pasi ka humbur turneun parasezonal të klubit në Tajlandë dhe Australi për arsye familjare.

Opsionet e tij të mundshme janë të kufizuara.

Chelsea nuk është më një opsion, ndërsa Bayern Munich dhe Atletico Madrid u duk se publikisht e përjashtuan veten këtë javë.

Cristiano Ronaldo

Tifozët e Atletico-s shfaqën një baner ku thuhej “CR7 nuk është i mirëpritur” në një miqësore para-sezonale të mërkurën./Shqip.com