Sport Ndërkombëtar

Ronaldo dhuron magji, e “turpëron” një mbrojtës në ndeshjen debutuese me Al Nassr

Ylli portugez Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte gol në debutimin e tij në ligën arabe me ekipin Al-Nassr.

Gjithsesi, ai e shfaqi klasin e tij menjëherë, në ndeshje me Al-Ettifaq.

Në një rast ai u fut në zonën e rreptësisë, e bëri një veprim magjik, përmes së cilit e “theu në mes” kundërshtarin, i cili u turpërua dhe përfundoi në tokë pasi mendoi se “CR7” do të pasonte.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e demonstroi edhe një herë se nuk është i mbaruar dhe se nga ai pritet të shkëlqejë në ligën elitare arabe.

Ronaldo në këtë dimër u transferua në Arabi nga Al Nassr.  

/Shqip.com