Sport Ndërkombëtar

Ronaldo dhe Georgina “kapen mat” në Madrid, ajo që bie në sy është vetura luksoze

Portugezi u “kap” me të dashurën e tij, Georgina Rodríguez, në një mbrëmje në Madrid
Portugezi u “kap” me të dashurën e tij, Georgina Rodríguez, në një mbrëmje në Madrid

Kudo që të shfaqet, nuk ka sesi të mos bjerë në sy Cristiano Ronaldo.

Portugezi u “kap” me të dashurën e tij, Georgina Rodríguez, në një mbrëmje në Madrid.

Ajo që tërhoqi shumë vëmendje sigurisht ishte zgjedhja e makinës me të cilën Ronaldo voziti atë mbrëmje, një Bugatti që kushton rreth tetë milionë euro, shkruan Shqip.com.

“Bugatti Centodieci”, emri origjinal i kësaj makine, është një nga 10-të që janë ndërtuar dhe është në pronësi të portugezit që nga tetori i vitit të kaluar.

Konsiderohet si një “vepër arti mbi rrota” dhe është prodhuar për nder të 110 vjetorit të lindjes së themeluesit Ettore Bugatti.

Shpejtësia maksimale e tij është 380 kilometra në orë.

Ronaldo është idhull në Madrid pasi ka fituar gjithçka që mund të fitohet me Real Madridin.

Momentalisht luan në Arabinë Saudite te Al Nassr.

/Shqip.com