Sport Ndërkombëtar

Ronaldo dhe Georgina i shuajnë dilemat për ndarje me një puthje

Getty/GOAL
Getty/GOAL

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një ndër çiftet më të përfolura në botë.

Mirëpo, ditët e fundit në media të ndryshme po spekulohet se ata mund të jenë drejt ndarjes.

Georgina kishte marrë përsipër t’i largonte këto thashetheme, me disa deklarata shumë të forta.

Ylli portugez nuk vonoi shumë për të reaguar dhe këtë e bëri në mënyrë të vendosur për të mbështetur partneren e tij dhe për të pushuar njëherë e përgjithmonë zërat për një krizë të supozuar që kishin kaluar.

Portugezi ka shpërndarë një imazh, në të cilin puth me pasion Georgina Rodriguez dhe këtë e ka bërë para 580 milionë ndjekësve që ka në Instagram.

Krahas kësaj fotoje, Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një mesazh: “Gëzuar për dashurinë”.

/Shqip.com