Sport Ndërkombëtar

Ronaldo bëri kryqin, mediat arabe i dalin në mbrojtje (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u bë heroi i Al-Nassr duke e dërguar në finalen e Ligës së Kampionëve të Arabëve për herë të parë në historinë e klubit.

Gjatë festës së golit ai bëri festimin e tij të zakonshëm, “Siiiiuu” teksa gjatë saj bëri dhe kryqin.

Kjo gjë duket se ka ngritur shqetësime nga mediat sportive në botë, por janë mediat arabe ato që i kanë dalë në mbrojte duke thënë se Ronaldo dhe të gjithë të tjerët mund të bëjnë ç’të duan për sa kohë nuk ofendon ose kërcënon të tjerët.

/Shqip.com