Sport Ndërkombëtar

Ronaldo bën ligjin, gjesti i tij kritikohet hapur

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë protagonist i padiskutureshëm kudo që luan, por së fundi duket se e ka tepruar me vetëbesimin e tij.

Portugezi po përballet e kritika nga tifozët për gjestin e tij ndaj trajnerit të Al Nassr, Luis Castro në mes të ndeshjes. Portugezi i bëri shenjë trajnerit të tij Luis Castro që ta linte të luante edhe për pesë minuta.

Al-Nassr ishte dyje humbur 1-3 nga Benfica në një miqësore para-sezonale kur Ronaldo u kthye nga bankina për të sugjeruar që të qëndronte, pasi zëvendësimi i tij ishte bërë gati.
Gjesti i Ronaldos nuk ka pëlqyer aspak tifozëve dhe ata janë shfaqur në rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre për yllin portugez që ka forcën për të vendosur edhe mbi formacionin.

/Shqip.com