Sport Ndërkombëtar

Ronaldo arrin golin 120 për Portugalinë

FOTO: GettyImages-
FOTO: GettyImages-

Portugalia e ka nisur me një fitore bindëse ndaj Lihtenshtajnit (4-0) fazën kualifikuese për ‘Euro 2024’, në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Jose Alvalade të Lisbonës.

Cristiano Ronaldo nuk ka të ndalur. Ai vazhdoi me paraqitje mbresëlënëse, pavarësisht se është 38-vjeçar.

Pasi shënoi nga penalltia, Ronaldo realizoi edhe një tjetër gol kundër Lihtenshtajnit, në minutën e 63-të.

Ishte goli numër 120 për të me Përfaqësuesen e Portugalisë.

Ronaldo me paraqitjen ndaj Lihtenshtajnit është bërë lojtari me më së shumti paraqitje në nivel përfaqësuesesh.

Ai tani ka 197 paraqitje për Portugalinë. Ronaldo në Evropë me paraqitje në nivel përfaqësuesesh e kaloi Sergio Ramosin që kishte 180 paraqitje me Spanjën.

/Shqip.com