Sport Ndërkombëtar

Ronaldinho: Neymar është trashëgimtari im

Legjenda braziliane, Ronaldinho e ka quajtur Neymarin si trashëgimtarin e tij dhe si yllin e ekipit të Kombëtares së Brazilit, transmeton SHQIP.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 ishte një ikonë për ekipin kombëtar dhe i ndihmoi ata të fitonin Kupën e Botës në vitin 2002 dhe Copa America më 1999.

Por, Ronaldinho tani beson se sulmuesi 29-vjeçar ka zënë vendin e tij si legjendë e Brazilit.

“Po, pa dyshim, ai është trashëgimtari im”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për France.

“Ai nuk e ka humbur guximin, driblimin e tij dhe është gjithmonë kënaqësi ta shoh atë në fushë”, përfundoi legjenda braziliane.

Brazili ngriti Copa America në vitin 2019 me Neymarin e dëmtuar.

Ndërsa, tani ylli i Paris Saint-Germain është i zhgënjyer nga finalja e së shtunës pasi Argjentina mposhti Brazilin me rezultat 1-0 për të fituar titullin./SHQIP.com