Sport Ndërkombëtar

Ronald Koeman: Unë jam i qetë, ne kemi shtatë pikë nga tre ndeshje

Ronald Koeman ka folur para ndeshjes kundër Granadas

Ronald Koeman është shprehur se është i qetë përkundër faktit që po përballet me një presion të madh nga publiku.

Në konferencën e mbajtur për media para ndeshjes që Barcelona do e zhvillojë të hënën kundër Granadas, ai ka thënë se ekipi ka shumë lojtarë të rinjë dhe se nuk i frikësohet së ardhmes, transmeton Shqip.com.

“Unë jam i qetë, ne kemi 7 pikë nga 3 ndeshje. Unë e di se çfarë ka për të fituar. Unë tashmë e di atë. Unë nuk kam një frikë për të ardhmen time. Në fund klubi vendos përmes presidentit”, tha fillimisht holandezi.

Koeman po ashtu shtoi se para ndeshjes kundër Bayernit kishte ofertë për të renovuar kontratën e tij si trajner i katalunasve.

“Para Bayern Munchen kishte pyetje nëse do të rinovoja. Ne humbëm nga Bayern dhe tani pyetjet ndoshta do të jenë nëse kam frikë nga e ardhmja ime. Unë jam më realist sesa oportunist. Vitin e kaluar, Barça humbi 8-2 kundër Bayern duke luajtur me Messin, Griezmann, Suárez. Një ditë tjetër përfunduam duke luajtur me lojtarë shumë të rinjë” u shpreh ish-trajneri i Holandës.

Për fund ai gjithashtu tha se ikja nga formacioni 4-3-3 është bërë për shkak të mungesës së sulmuesve dhe varësisht prej ndeshjes edhe formacioni do të ndryshojë.

Ronald, në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Evertoni dhe Valencia, ndërsa në “Camp Nou” erdhi në vitin 2020 dhe që nga athëherë trofeu i vetëm që ka fituar me katalunasit është “Copa Del Rey”./Shqip.com