Sport Ndërkombëtar

Ronald Koeman: E di që klubi më do jashtë

Ronald Koeman duket që do largohet nga Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka bërë të ditur se e di që nuk është i dëshirueshëm më nga klubi.

Këtë lajm dhe shumë gjëra të tjera, ai i ka bërë të ditur në konferencën për media të mbajtur para ndeshjes ndaj Atletico Madrid, shkruan Shqip.com.

“Unë kam sy, kam veshë. E di që klubi më do jashtë. Por tani për tani, askush nuk ka thënë të jetë asgjë, kështu që unë jam akoma këtu, duke bërë punën time. Jam lodhur duke u mbrojtur. Kam bërë gjëra të rëndësishme në këtë klub, ne kemi pasur dhe supozuar ndryshime në klub. Do të doja të flisja një ditë dhe të flisja mirë për atë që mendoj” tha fillimisht holandezi.

Barcelona: The seven deadly sins of Ronald Koeman | Marca
Ronald Koeman

Ai po ashtu shtoi se nuk e di nëse trajneri i arshshëm do të jetë i sukssheshëm pasi skuadra që ka ja kufizon të luajë në sistemein 4-3-3.

“Nuk e di nëse trajneri i ardhshëm do të bënte më mire. Nuk e di. Skuadra është ajo që kemi. Ne flasim gjithmonë për sistemin, por sistemi krijohet nga lloji i lojtarëve dhe nëse nuk ke krahë, duhet të kërkosh mbrojtës të plotë”, u shpreh Koeman.

Për fund, ish-futbollisti i blaugranëve tha se dita kur Messi u largua ishte më e keqja në karrierën e tij.

Barcleona janë momentalisht në vendin  e pestë në La Liga, ndërsa të dielen do të takohen me Atletico Madrid ku me shumë gjasë do të jetë ndeshja e fundit për Ronald Koeman në stolin e trajnerit./Shqip.com