Kulturë

Rona Nishliu me koncert premierë në Mitrovicë

Artistja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu, do të mbajë koncert në Mitrovicë.

Koncerti do të përfshijë program me profesionistë edhe nga Shqipëria e Maqedonia

“Si tribut për magjinë e netëve të paharruara kur Mitrovica ishte jo vetëm zëri por edhe tingulli i Kosovës së re që po lindte, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në koncertin premierë të kuruar dhe ideuar nga Rona Nishliu si homazh për traditën e vendlindjes, nën shoqërimin e orkestrit të saj të ri, New Big Band”, thuhet në njoftim.

Koncerti mbahet më 29 dhjetor në orën 20:00, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

/Shqip.com