Sport Ndërkombëtar

Romano: Arsenali nuk ka dërguar ofertë për Zhegrovën

Edon Zhegrova

U raportua se Arsenali ka bërë ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën, por këtë lajm e ka demantuar Fabrizio Romano.

Gazetari spanjoll ka bërë të ditur se për momentin nuk ekziston ndonjë ofertë e skuadrës londineze për shërbimet e Zhegrovës.

“Arsenali nuk ka paraqitur asnjë propozim për anësorin e Lille, Edon Zhegrova dhe nuk ka negociata në vazhdim për nënshkrimin e N’Golo Kanté nga Chelsea, siç janë gjërat”, ka shkruar ai.

Sulmuesi nga Kosova ka zhvilluar 13 paraqitje në Ligue 1, teksa shënoi dy gola dhe asistoi një herë.

Ai ka kontratë me Lille deri në vitin 2026, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet pesë milionë euro. /Shqip.com